
Kabineti i Benjamin Netanyahut dënoi sot deklaratat e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili ngriti mundësinë e arrestimit të kryeministrit izraelit gjatë vizitës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).
” Mamdani duhet të përqendrohet në riparimin e dëmit që politikat e tij po i shkaktojnë Nju Jorkut”, tha zyra e kryeministrit izraelit në një mesazh në Platformën X.
“Ashtu si prokurori (i Gjykatës Ndërkombëtare Penale) Karim Khan, Mamdani duket se po përpiqet të largojë vëmendjen nga budallallëku i tij duke sulmuar udhëheqësin e shtetit hebre, demokracisë së vetme në Lindjen e Mesme”, shtoi zyra e Netanyahut .
Khan u pezullua në fillim të qershorit pas akuzave për sulm seksual ndaj një anëtari të stafit të tij.Mamdani i tha të shtunën gazetës New York Times se “Kryeministri Netanyahu i përket Hagës”.
“Ai është një kriminel lufte i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës gjatë ofensivës izraelite të nisur pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023”, tha ai.
Mamdani shtoi se nuk e dinte nëse kishte autoritetin për të arrestuar udhëheqësin e huaj, duke shtuar se ishte në “diskutime aktive” me autoritetet e Nju Jorkut për këtë çështje.



