MaqedoniTopLajm

Ka filluar takimi Mickoski-Pendarovski

Pak pak çasteve më parë, në Vilën Vodno ka nisur takimi mes shefit të shtetit Stevo Pendarovski dhe liderit të opozitës maqedonase Hristijan Mickoski. Në takim siç është paralajmëruar, do të bisedohen dy tema, për 27 prillin dhe për situatën aktuale ekonomike dhe politike në vend. Kreu i shtetit gjithashtu ditë më parë deklaroi se ky është një hap i tillë që çon në kthimin e dialogut politik në vend. Është mirë që pas nëntë muajsh mos komunikimi, VMRO-DPMNE vendos komunikimin me institucionin e presidentit, i cili mund të jetë në drejtim të një dialogu politik më produkti, ka thënë Pendarovski. Kryeministri Zoran Zaev ka përshëndetur dialogun mes presidentit Stevo Pendarovski dhe kreut të opozitës Hristijan Mickoski, por thekson se nuk pret asgjë lidhur me çështjen e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close