LajmeSport

Juve gjen pasuesin e Chiellinit, gati firma me mbrojtësin 34-vjeçar

Largimi i Giorgio Chiellinit ka lënë një boshllëk në prapavijën e Juventusit, që është vënë menjëherë në kërkim të një tjetër mbrojtësi dhe sipas mediave italiane, e ka gjetur tashmë.

Bëhet fjaë për Francesco Acerbin, mbrojtës 34-vjeçar i Lazios, i cili është përfshire shpesh në debate me tifozerinë bardhekaltër dhe do të mirëpriste ndërrimin e ambientit, për të qenë më i qetë në vitet e fundit të karrierës.

Sipas mediave në Itali, drejtuesit e Juves dhe Lazios kanë diskutuar këtë të hënë për një shkëmbim kokë më kokë mes Acerbit dhe Ruganit, me këtë të fundit që në kryeqytet do të rigjente Maurizio Sarrin, trajner që e lancoi te Empoli pak vite më parë.

Si Sarri, ashtu edhe Allegri duket se kanë dhënë miratimin për kryerjen e këtij shkëmbimi, teksa zyrtarizimi i operacionit mund të bëhet menjëherë pas fundit të kampionatit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close