LajmeSport

Julian Alvarez është gati ti bashkohet kampionëve të Premier Ligës

Julian Alvarez tani është i hapur për t’u bashkuar me Arsenalin para afatit të transferimeve, sipas AS, pasi shpresat e tij për t’u transferuar në Barcelonë vazhdojnë të përballen me rezistencë nga Atletiko Madrid.

Sulmuesi argjentinas më parë e ka konsideruar Barcelonën si përparësi, por tani po e konsideron Arsenalin si një rrugë të mundshme largimi nga Madridi.

AS raporton se Arsenali ka mbajtur kontakte me Alvarezin, ndërsa Atletiko mbetet e pavullnetshme ta shesë atë te Barcelona. Situata ka krijuar një mundësi për kampionët e Premier Ligës.

26 vjeçari u bashkua me Atletikon nga Mançester Siti në vitin 2024 dhe mbetet nën kontratë deri në vitin 2030. Madrilenët kanë këmbëngulur vazhdimisht se dëshirojnë ta mbajnë yllin e tyre sulmues.

Related Articles

Back to top button
Close
Close