LajmeMaqedoni

Oda e Avokatëve është një nga partnerët më të rëndësishëm të Ministrisë së Drejtësisë në zbatimin e reformave në sistemin e gjyqësorit

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim pune me kryetarin e Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Llazo Gjorgjievski, me ç’ rast u shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale dhe proceset reformuese me rëndësi për avancimin e sistemit të gjyqësorit.

Për reformë të suksesshme të sistemit të gjyqësorit nevojitet dialog i hapur dhe thelbësor me të gjitha profesionet dhe institucionet gjatë hartimit të zgjidhjeve ligjore, të cilat duhet të sigurojnë siguri më të madhe juridike dhe mbrojtje efikase të të drejtave të qytetarëve.

Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Odës së Avokatëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim krijimin e një sistemi gjyqësor modern, efikas dhe profesional, në përputhje me standardet evropiane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close