LajmeMaqedoniTopLajm

Jeton Shaqiri: Bashkimi është rruga – kandidati është shenja, kur bashkohemi, nuk fitojmë vetëm një kandidat – fitojmë Strugën që beson te vetja

Ish ministri i arsimit Jeton Shaqiri përmes një postimi ka shkruar se Struga është një mozaik i gjallë i shqiptarë, maqedonas, turq, romë, boshnjakë, vlleh – gjuhë të ndryshme, kultura të ndryshme, por një qytet. Një frymë.  Ai theskon se Bashkimi është rruga ndërsa kandidati është shenja. Kur bashkohemi, nuk fitojmë vetëm një kandidat – fitojmë Strugën që beson te vetja, shkruan Top24

Bashkimi është rruga – kandidati është shenja.
Struga është një mozaik i gjallë:
shqiptarë, maqedonas, turq, romë, boshnjakë, vlleh – gjuhë të ndryshme, kultura të ndryshme, por një qytet. Një frymë.
Kandidati i Frontit Europian nuk vjen për të përjashtuar – por për të përfshirë.
Nuk vjen për të sunduar – por për të shërbyer.
Ai përfaqëson bindjen se Struga ecën përpara vetëm kur ecim bashkë – me barazi, ndershmëri dhe bashkëjetesë të sinqertë.
🟩 Jo për një lagje. Jo për një emër. Por për gjithë qytetin.
🟦 Jo për një rrogë. Por për bashkimin, përfaqësimin dhe vlerat që na bëjnë bashkë.
Një vit qeverisje qëndrore na tregoi shumë:
Shqiptarët u lanë anash. Zërat u nënçmuan.
Institucionet u përdorën për hakmarrje – jo për shërbim.
Por ne nuk kthejmë përgjigje me inat –
ne kthejmë përgjigje me bashkim.
Kur forcat më të fuqishme shqiptare në Strugë bëhen një, kjo nuk është thjesht një marrëveshje politike – është vetëdije popullore.
Bashkimi nuk është luks – është domosdoshmëri.
Sepse nuk jemi këtu të ndajmë pushtetin –por të ndajmë përgjegjësinë.
Të ndërtojmë të ardhmen.
Kur bashkohemi, nuk fitojmë vetëm një kandidat – fitojmë Strugën që beson te vetja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close