Rajon

Jashari viziton familjen e Hysni Gucatit: Lufta e UÇK-së ishte e pastër

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka vizituar sot familjen e kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai gjatë takimit me Avdullah Gucati, babai i Hysni Gucatit, ka biseduar rreth situatës në vend, arrestimit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij.

“Biseduam rreth situatës në vend, arrestimit të Kryetarit Gucati dhe bashkëluftëtarëve të tij si dhe shprehëm bindjen tonë të thellë se edhe kësaj radhe luftëtarët e Lirisë do të dëshmojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës”, shkruan Jashari.

Jashari ka shprehur bindjen e tij të plotë se edhe kësaj radhe luftëtarët e lirisë do të dëshmojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës.

Postimi i plotë:

Bashkë me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe me drejtorë e asamblistë, vizituam familjen e Kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, babanë e tij bacën Avdullah, i cili pavarësisht sfidave që ka kaluar ende mbetet i fortë dhe krenar me luftën dhe sakrificën e djalit të tij Hysniut dhe shokëve të tij.

Biseduam rreth situatës në vend, arrestimit të Kryetarit Gucati dhe bashkëluftëtarëve të tij si dhe shprehëm bindjen tonë të thellë se edhe kësaj radhe luftëtarët e Lirisë do të dëshmojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës.

Krenar me kryetarin, Hysni Gucati dhe luftëtarët e lirisë! Besojmë në pafajësinë tende dhe luftën e drejtë të UÇK-së i nderuar Kryetar Gucati.

Related Articles

Back to top button
Close
Close