MaqedoniTopLajm

Hodai: Nëse nesër sërish kemi “error” në platformën për mësim online, dikush duhet të mbajë përgjegjësi

Nëse edhe nesër kur është dita e parë e vitit shkollor në Platformën nacionale për mësim online do të ketë probleme gjatë kyçjes së nxënësve dhe arsimtarëve atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi nga ministria e Arsimit, deklaroi Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së. Ai tha se autoritet kishin kohë mjaftueshëm që të përgatiteshim për vitin shkollor 2020/2021.

-Nëse nesër kur do të fillojë viti shkollor do të kemi përsëri “ error” dikush duhet të mbajë përgjegjësi nga ministria e Arsimit dhe nga grupi i punës që kanë punuar platformën.

Sipas informacioneve të tyre ai tha se rreth 90 mijë nxënës nuk mund të kyçen në mësim në platformën nacionale për mësim online.

Related Articles

Back to top button
Close
Close