Izraeli po planifikon që rreth datës 9 mars të rihapë restoranet si pjesë e një kthimi gradual në normalitet, pas disa muajsh në izolim për shkak të pandemisë së COVID-19.
Për të hyrë në këto objekte, këta persona duhet të paraqesin një dokument përmes një aplikacioni të Ministrisë së Shëndetësisë që tregon dosjen e tyre mjekësore.
“Ne po bëjmë plane që të rihapim vendin gradualisht, por me kujdes që të mos kemi një shpërthim tjetër të pandemisë”, tha për Ynet TV, Nachman Ash, koordinatori kombëtar i përgjigjes ndaj pandemisë. Të hënën, ky vend nënshkroi një marrëveshje me Greqinë për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit atje për izraelitët që posedojnë dokumentin që janë vaksinuar.
Një marrëveshje e tillë është arritur edhe me Qipron, transmeton Reuters./REL/