LajmeRajonTopLajm

DnV: Deri më tani kanë votuar 37% e qytetarëve, përqindje më e lartë se në vitin 2019

Demokracia në Veprim (DnV) ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar se deri më tani 37,3% e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e votës, përqindje kjo e cila është më e lartë së në vitin 2019.

Eugen Cakolli, nga KDI-ja, ka thënë se rajoni i Prishtinës dhe i Ferizajt kanë përqindjen më ta madhe të daljes së votuesve, ndërsa rajoni i Prizrenit deri më tani mbetet rajoni me daljen më të ulët, duke e krahasuar me rajonet tjera, raporton “Zeri.info”.

“Sipas raportimeve të vëzhguesve tanë, deri më tani të drejtën e votës e kanë ushtruar deri 37,3 % e qytetarëve në nivel vendi, e cila si përqindje në të njëjtën periudhë kohore krahasuar me vitin 2019 është më e lartë. Rajoni i Prishtinës dhe Ferizaj kanë përqindjen më të madhe të daljes së votuesve nga zonat e banuara me shumicë shqiptare me mbi 40%, ndërsa në komunat me shumicë serbe dalja vazhdon të jetë më e lartë sesa në pjesën tjetër të vendit me mbi 50% dalje. Rajoni i Prizrenit deri më tani mbetet rajoni më daljen më të ulët, duke e krahasuar me rajonet tjera të vendit”, tha ai.

Po ashtu ai tha se deri në orën 16:00 në 77% të vendvotimeve nuk ka pasur asnjë rast të identifikimit të votuesve me dokumente të pavlefshme, teksa u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

“Deri në orën 16:00 në 77% të vendvotimeve në nivel vendi nuk ka pasur asnjë rast të identifikimit të votuesve me dokumente jovalide. U bën thirrje qytetarëve të dalin dhe të marrin pjesë në proces të votimit dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes së vendit të tyre”, ka thënë ai.

Ndërkaq Cakolli ka kërkuar nga komisionarët e vendvotimeve që t’ia mundësojnë secilit qytetar ushtrimin e së drejtës së votës, pavarësisht kohës që është e përcaktuar me ligj.

“Duke marrë parasysh numrin e madh të votuesve, të cilët janë duke pritur në radhë nëpër qendra të vendvotimit për të votuar, DnV-ja kërkon nga komisionarët që t’i mundësojnë secilit qytetar ushtrimit të drejtës së votës, pavarësisht kohës, meqenëse edhe me ligj është e përcaktuar që votuesit të cilët ndodhën në qendër të votimit duhet të lejohen të votojë edhe nëse ka kaluar afati ose ora 19:00 për ushtrimin e drejtës së votës”, shtoi ai. /Zëri

Related Articles

Back to top button
Close
Close