KurioziteteLajmeTeknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale
Kompania Foxconn prezantoi modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale të quajtur FoxBrain.
Foxconn theksoi se u deshën vetëm katër javë për të trajnuar FoxBrain, dhe ai u trajnua me ndihmën e 120 procesorëve grafikë Nvidia H100, transmeton Telegrafi.
Modeli i ri i AI bazohet në arkitekturën Meta Llama 3.1, me 70 miliardë parametra.
FoxBrain ofron aftësitë e analizës së të dhënave, llogaritjeve matematikore, arsyetimit logjik, punës me dokumente dhe gjenerimit të kodit të programit.
Foxconn planifikon të përdorë një model të ri të AI për të përmirësuar prodhimin dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit.