LajmeMaqedoniTopLajm

Ish gjykatësi Vladimir Pancevski është paraqitur vet në burgun e Shutkës

Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pancevski vet është paraqitur në burgun “Shkupi” në Shuto Orizari, pasi që dje, Gjykata Themelore në Veles ka shpallur fletarrest për të.

Pancevski pesë ditë i ka ikur organeve të rendit, policia nuk e ka gjetur në shtëpinë e tij, pas së cilës u shpall fletarrest nacional të publikuar në faqen e Ministrisë së punëve të brendshme.

Atij i është caktuar masa 30 ditë paraburgim, pasi që nëntë muaj nuk është paraqitur në gjyq për rastin AKMIS dhe kurdisjen e lëndëve tek gjykatës në kohën kur ishte kryetar i Gjykatës Penale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close