
Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar 2 Marsin e vitit 1444 që shënon sot 580 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, shkruan Top24
🇦🇱 2 MARS 1444 “ BESËLIDHJA E LEZHËS “ 🇦🇱
Njëra prej datave më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, pa dyshim se është edhe Besëlidhja e Lezhës.
Besëlidhja e Lezhës u mblodh më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë.
Kjo Besëlidhje mori disa vendime, një ndër vendimet më kryesore të kuvendit ishin, krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me heroin Gjergj Kastriot Skënderbeun.
Qëllimet e Kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë principatave të vendeve të Ballkanit e më gjerë të njohura në atë kohë si toka të Perandorisë së Bizantit.
Nderime përjetë të parëve tanë për sakrificën e tyre të lavdishme.
https://www.facebook.com/share/p/mCfJGPw7vFQNYy8e/?mibextid=oFDknk



