LajmeSport

Interi luan për fitoren e radhës ndaj Atalantas, formacionet zyrtare

Interi dhe Atalanta kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazurrët janë nikoqir të klubit nga Bergamo në ndeshjen e javës së gjashtë e cila pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 18:00.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen me një serie pozitive ma katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshje, kështu që pret fitoren e radhës në këtë ndeshje si vendas.

 

Në anën tjetër, mysafirët e Gian Piero Gasperinit e kanë nisur luhatshëm këtë sezon, por dy fitore radhazi në fund e kanë ngritur moralin dhe duan rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko

Atalanta: Musso; Toloi, Palomino, Demiral; Zappacosta, Freuler, De Roon, Gosens; Pessina; Malinovskyi, Duvan Zapata

Related Articles

Back to top button
Close
Close