LajmeSport

Liverpooli synon fitore në udhëtim te Brentfordi, formacionet zyrtare

Brentfordi dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Reds janë mysafir të klubit londinez në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë, takim që zhvillohet nga ora 18:30 në “Brentford Community Stadium”.

Ekipi i Jurgen Klopp e ka nisur mirë sezonin me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e para, kështu që synon fitoren e radhës në kampionat.

 

Në anën tjetër, vendasit kanë dy fitore, dy barazimi dhe një humbje, dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

BrentfordRaya; Ajer, Pinnock, Jansson; Canos, Norgaard, Onyeka, Janelt, Henry; Mbeumo, Toney;

LiverpoolAlisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson; Henderson, Fabinho, Jones; Salah, Diogo Jota, Sadio Mane;

Related Articles

Back to top button
Close
Close