LajmeSport

Interi “i vë syrin” ish-mbrojtësit të Barcës, nisin negociatat me lojtarin dhe klubin

Zikaltrit kanë nevojë për para, ndaj një ofertë prej më shumë se 60 milionë eurosh, do t’i joshte të shisnin sllovakun, që është shndërruar në lider të prapavijës, ndërsa dyshja Marotta-Ausilio po punojnë për të gjetur pasuesin.

Manuel Akanji i Borussias së Dortmundit është emri në krye të listës, me zviceranin që mund të vijë edhe pa shitje ne Skriniar. Akanji ka edhe një vit kontratë me verdhezinjtë, që kërkojnë 20 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa te Interi ofrojnë vetë 10, ndaj gjasat janë që marrëveshja të mbyllet vetëm në ditët e fundit të merkatos.

Ndërkohë së fundi në skenë ka dalë edhe emri i Jan-claire Todibo, francezi 22-vjeçar që ka luajtur edhe me Barcelonën. Ky i fundit është pjesë e Nice, ku ka rilindur dhe po tregon një lidership të jashtëzakonshëm, teksa klubi francez e vlerëson rreth 25-30 milionë euro.

Zikaltrit kanë nisur kontaktet e para me menaxherët e lojtarit dhe klubin e Nice, pasi duan të jenë të përgatitur për të vepruar shpejt, në rast të shitjes së mundshme të Milan Skriniar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close