LajmeTeknologji

Inteligjenca artificiale: Koreja e Jugut tani ka një “spikere të lajmeve”, e aftë të punojë 24 orë në shtatë ditë

Një studim i fundit zbuloi se më shumë se 85 milionë vende pune nga njerëzit do të jenë të tepërta në pesë vitet e ardhshme për shkak të automatizimit.

Dhe ky parashikim duket i vështirë për tu mohuar, nëse kemi parasysh edhe një lajm të fundit.

Siç bëhet e ditur nga disa media të huaja, edhe puna e një spikeri lajmesh është automatizuar në Korenë e Jugut tani.

Sipas Korea JoongAng Daily, kanali kabllor i Koresë së Jugut MBN u bë transmetuesi i parë në vend që raportoi lajmet me përdorimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale (AI).

MBN e ka kthyer spikeren e lajmeve Kim Ju-ha në një entitet AI që është plotësisht i kontrollueshëm nga kompania.

Siç bëhet e ditur, spikerja virtuale e lajmeve – e dubluar si AI Kim – është pothuajse identike me homologen e saj njerëzor, si për nga pamja, nuanca dhe tingulli i zërit të saj.

Madje edhe lëvizjet e zakonshme të Kim me stilolapsin gjatë raportimit dhe gjeste të tjera të vogla janë imituar për të arritur përsosmërinë.

Një zyrtar i MBN tha se përdorimi i teknologjisë do të “mundësojë shpërndarjen e shpejtë të lajmeve në kohë emergjente për 24 orë pa ndërprerje”, raportoi The Korean Bizwire.

Kështu, më 6 nëntor, Kim zhvilloi një provë krah për krah me homologen e saj të AI gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, duke lënë të kuptohet në fund se ajo shpreson që teknologjia nuk do të përsoset kaq shpejt.

Në segmentin e gjatë më pak se dy minuta, Kim bëri që spikerja AI e lajmeve të përsëriste fjalët pas saj, duke lexuar disa shembuj të lajmeve.

Gjithsesi, “shqiptimi është i saktë, por pjesa emocionale duket të jetë pak më pak si e një njeriu”, tha Kim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close