LajmeRajonTopLajm

Iniciohet në kuvend vota e mosbesimit ndaj qeverisë në Mal të Zi

Deputetët e Lëvizjes Qytetare URA dhe partive opozitare kanë iniciuar sot votën e mosbesimit ndaj qeverisë së 42-të të Malit të Zi.

Siç thuhet në nismën e nënshkruar nga 31 deputetët, ata e vlerësojnë votën e mosbesimit për qeverinë si “një nga postulatet bazë të demokracisë moderne”.

Iniciativa është publikuar në faqen e Kuvendit të Malit të Zi, raporton Rtcg.

Nisma erdhi pasi koalicioni “E Zeza në të Bardhën” bëri thirrje për formimin e një qeverie të pakicës që nuk do të përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Fronti Demokratik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close