LajmeMaqedoni

Iniciativa qytetare “Gostivari që dua” thirrje për debat: Të zgjedhim problemet në Gostivar

Iniciativa qytetare “Gostivari që dua” thirrje për debat: Të zgjedhim problemet në Gostivar

Të nderuar përfaqësues të mediumeve, mirë se erdhët në konferencën për shtyp të ftuar në emër të Iniciativës Qytetare “Gostivari që dua”.

Jam këtu para jush, që në emër të iniciativës sonë të njoftojë opinionin publik mbi nismën tonë për një Gostivar me një të nesërme më të mirë dhe pa probleme të trashëguara me dekada.
Kam kënaqësi tu ftoj juve mediave dhe qytetarëve në Panelin që ne bashkërisht vendosëm ta quajmë: Paneli për Gostivarin që duam, që do të mbahet nesër (pra e shtunë), me fillim prej ora 18:00 në qendër të qytetit.

Paneli organizohet me intencë për të diskutuar mbi problemet akute që preukupojnë qytetarët e Gostivarit. Të debatojmë dhe të ofrojmë zgjidhje mbi të gjtha këto anomali që po na rëndojnë përditshmërinë çdo ditë e më tepër.

Gostivari aktualisht përballet me trafik të mbingarkuar, rrugë të ngushta, papastëri publike, mungesë të transporit publik, mungesë të gjelbërimit, ajër të ndotur si pasojë e funksionimit të deponisë Rusino, me qentë endacak gjithandej hapësirave publike.

Ne në Iniciativë jemi bashkuar rreth një qëllimi të sinqert për të kërkuar dhe ofruar zgjidhe për trasparencën e munguar në institucione, për urbanizëm që nuk uzurpon dhe që nuk na merr frymën për çdo ditë, për shkolla dhe administratë të depolitizuara dhe profesionale, për Ndërmarrje Publike që do të ofrojnë shërbime më të mira për qyetarët e Gostivarit.

Nuk jemi këtu për të kritikuar asnjë pushtetar. Iniciativa jonë nuk tenton të kërkon llogari nga askush për gjendjen ku ndodhemi, por të kërkojmë dhe gjejmë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet sot Gostivari.

Iniciativa Qytetare “Gostivari që duam”, tashmë ka krijuar një draft program për zgjedhjet e ardhëshme lokale. Po them draft program, pasi ende nuk është përmbyllur dhe qëllimi i panelit që do ta organizojmë të shtunën në qendër të Gostivarit, do të jetë njoftimi i qytetarëve me nismën tonë dhe shpresojmë që të marrim propozime konkrete nga ana e tyre për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Gostivarit.

Të ftuar në Panel do të jenë përfaqësues të Pushtetit Lokal dhe Qendror, përfaqësues të Organizatave Joqeveritare, subjekteve politike, deputetë të zonës dhe të gjithë qytetarët e Gostivarit që e ndjejnë për obligim të japin kontrubutin e tyre në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e Gostivarit, që realisht janë të shumta dhe kërkojnë zgjidhje urgjente.

Për të mos shpalosur e gjithë idenë tonë sot përmes konferencës për shtyp, ju ftojmë juve si media dhe qytetarëve të Gostivarit të na bashkëngjiteni në Panel nesër me fillim prej ora 18 në sheshin e Gostivarit. Aty do të jepen detale për formësimin e Programit dhe mënyrën e zbatimit në praktikë.

Në emër të Iniciativës, ju faleminderoj për praninë këtu dhe ju shpreh konsideratë për mbështetjen që na ofroni që zëri jonë të arrijë deri tek çdo banorë i Gostivarit.
Mirë u takofshim nesër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close