BotaLajme

“Impeachment”-i i Trump/ Senati hap rrugën për gjykim të shpejtë

Hetimi i dytë i Donald Trump nis sot në Senat, ndërsa liderët kanë rënë dakord për një proces të përshpejtuar.

Ish-presidenti akuzohet se ka nxitur rebelimin në një fjalim para mbështetësve, para protestave vdekjeprurëse në godinën e kongresit amerikan, më 6 janar.

Demokratët thanë se ata kanë prova të mjaftueshme të fajësisë së tij ndërsa ekipi i tij mbrojtës pretendon se protestuesit kanë vepruar në mënyrë të pavarur. Mbrojtja e quan hetimin absurd dhe jo kushtetues dhe legjitimiteti i tij do të jetë në fokus të martën.

Trump është i vetmi president në historinë e Shteteve të Bashkuara që vendoset dy herë përballë Impeachment-it, dhe një nga tre të vetmit që i janë nënshtruar këtij procesi më herët. Nëse shpallet fajtor ai mund të ndalohet të mbajë në të ardhmen një post publik. Por një shumicë prej dy të tretash e senatit me 100 ligjvënës, kërkohet për ta dënuar atë.

Demokratët kanë 50 vende në senat dhe ka pak shenja se republikanët do t’u bashkohen atyre në numra të mjaftueshëm. Në një deklaratë të lëshuar të hënën, avokatët e Trump argumentuan se gjyqi është jo kushtetues sepse Trump ka lënë tani zyrën dhe është thjeshtë një qytetar privat.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close