LajmeMaqedoni

Imerlije Saliu: Opozita e ka shndërruar Kuvendin në skenë teatri, Afrim Gashi po vendos standarde të reja

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka vlerësuar punën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, duke thënë se ai ka vendosur standarde të reja në drejtimin e institucionit dhe ka treguar respekt ndaj të gjithë deputetëve, pavarësisht përkatësisë politike. Në të njëjtën kohë, ajo ka akuzuar opozitën se po e shndërron Kuvendin në një “skenë teatri”.
“Sot, kur Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi vendos standarde të reja të politikëbërjes dhe tregon respekt maksimal për çdo deputet, pa dallim pozitë apo opozitë, me të cilat skena e egër politike në vend nuk është mësuar, sepse kemi arritur në pikën ku suksesin e matim me atë se kush është më i ashpër, më arrogant dhe më i guximshëm për të nxjerrë mllef e ofendime pa masë, e jo me ata që punojnë për qytetarët, deputetët e opozitës e kanë shndërruar Kuvendin në skenë teatri, aq sa nuk dihet nëse kemi përballë deputetë apo aktorë. Afrim Gashi edhe pse vazhdimisht sulmohet, jo vetëm që ka treguar maturi të jashtëzakonshme, por me xhentilesë i ka përballuar të gjitha, duke u dhënë shembullin e njerëzores edhe në skenat më të egra si këto.

Veç vazhdoni………”, ka shkruar deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close