
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka mohuar zërat se në VLEN ka përçarje. Ai tha se partia është në proces të homogjenizimit dhe mendon se është një proces që është duke ecur mbarë.
“Në dijeninë time, nuk ka asnjë problem, nuk ka ndodh asgjë konkrete apo ndonjë përplasje eventuale. Bashkim Murtezi dorëheqjen e tij e ka njoftuar një vit e me herët por për shkak të rrethanave në Alternativë, procesit të fuzionimit u dha dorëheqje Zekerija Ibrahimi erdhi Bekim Sali dhe për këto arsye u prolongua, pra arsyeja është personale”, deklaroi Gashi, duke falënderuar atë për punën që e ka bërë deri tani.



