LajmeMaqedoniTopLajm

Eurostat: Maqedonia e Veriut me standardin më të ulët të jetesës në Evropë

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, Maqedonia e Veriut vitin e kaluar kishte standardin më të ulët të jetesës ndër vendet evropiane.

Indeksi i Maqedonisë është 49,7, ndërsa mesatarja e Bashkimit Evropian është vendosur në 100.

Kjo do të thotë se konsumi real për banor në vend është rreth gjysma e mesatares së BE-së, duke e pozicionuar standardin e jetesës në Maqedoni në vendin e fundit në këtë krahasim.

Të dhënat tregojnë se përpara Maqedonisë renditen Turqia, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria, duke e bërë vendin me konsumin real individual më të ulët në Evropë sipas kësaj matjeje.

Për këtë, lideri i LSDM-së opozitare Venko Filipçe dhe kryeministri Hristijan Mickoski, nga foltorja e Kuvendit shkëmbyen akuza mes tyre.

Një familje me katër anëtarë në Maqedoni ka nevojë për 68.498 denarë në korrik vetëm për të mbuluar nevojat bazë mujore, sipas një llogaritjeje të re të shportës minimale sindikale të bërë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close