LajmeRajon

Hoxhaj: Qeveria Hoti dhe Kurti më të dobëtat në historinë e demokracisë së re të Kosovës

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxha, ka mbajtur një konferencë për media pas vendimit të Kushtetueses që e rrëzon qeverinë Hoti dhe e çon Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Para mediave,  Hoxhaj ka thënë se ky ka qenë një vendim i pritur sipas tij për shkak të krizës politike të krijuar, shkruan lajmi.net.

Ai akuzoi qeverinë Hoti dhe atë Kurti për qeverisje të dobët dhe mashtrim të qytetarëve.

“Mendojmë se një vendim i tillë ka qenë i pritur për shkak të krizës politike. Qytetarët e Kosovës mjerisht dhe pa fajin e tyre për 14 muajt e fundit përjetuan zhgënjim, mashtrim, shpresë të vjedhur dhe premtime të pambajtura. Ajo që ka ndodhur është degradim institucional më i madhi që ka pasur vendi dhe dy qeveritë janë më të dobëtat në historinë e demokracisë tonë të re. Asnjë qytetar i Kosovës nuk e ka merituar këtë. Mendojmë që përgjegjës për një situatë të tillë janë të dy qeveritë. Vetëm lajmi i ditës së sotme i BQK-së që rënia ekonomike e vendit do të jetë 7.2 përqind është një shqetësim i madh për situatën e sotme”, tha ai.

Madje ai tha se përveç  votimit të rimëkëmbjes ekonomike, vendimi i Kushtetueses ishin dy lajmet e vetme të mira që nga tetori i vitit të shkuar.

“ Ju e dini që gjatë një viti këto dy parti nuk kanë pasur sjellje shtetërore dhe as vetëdije shtetërore. Ne si parti demokratike dhe opozitare, ky degradim nuk na gëzon. Përkundrazi ne me qasjen tonë i kemi dhënë vendit një mbështetje. Të vetmet lajme të mira që nga tetori i vitit të shkuar janë projektligji për rimëkëmbje ekonomike dhe  vendimi i djeshëm i Kushtetueses”, tha ai.

“PDK shumë shpesh dhe në mënyrë sistematike ka ftuar partitë që të mblidhen dhe ta votojnë shpërbërjen e parlamentit. Që nga tetori i vitit të kaluar, shumica e partive parlamentare kanë manipuluar me të drejtën e qytetarëve duke manipuluar me atë vullnet dhe duke pasur interesa të ngushta”, tha Hoxhaj në fund.

Related Articles

Back to top button
Close
Close