LajmeMaqedoni

Hoxha: Ministria nuk vendos çmimet e shitjes së duhanit, është vetëm monituruese

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha i ftuar në “Slloboden Peçat”, ka folur rreth problemit të fundit sa i përket shitjes së duhani dhe për protestat e duhan prodhuesve për shkak të çmimit të lire.

Duhani është produkt strategjik, i cili është i orientuar 90% drejt eksportit, i subvencionuar me 30 milion euro në vit drejtëpërdrejtë tek prodhuesit e duhanit.

“Deri më tani, është grumbulluar vetëm 1.5% e shumës totale të rënë dakord për grumbullim të duhanit. 15 Dhjetori është afati i ligjor deri në të cilin kompanitë grumbulluese duhet të hapin të gjitha pikat e grumbullimit. Le të presim që grumbullimi i duhanit të fillojë me kapacitet të plotë dhe do të shohim se si do të shkojë procesi. Unë nuk dua të marr anën, pavarësisht nga fakti që vlerësoj më shumë punën e prodhuesve të duhanit sepse ata janë kategori e njerëzve që merren më së shumti me bujqësi. Ndryshe nga prodhuesit e tjerë, puna e tyre është ndoshta më e vështira, ata shpesh duhet të ngrihen në orën 2 të mëngjesit ose në 4 të mëngjesit, ata familjarisht e kultivojnë. E kuptoj që ndonjëherë nuk ka të bëjë vetëm me mjete financiare, por ka të bëjë edhe me punë që ndonjëherë edhe nuk mund të vlerësohet,” tha Ministri Hoxha në intervistën e sotme për Sloboden Peçat.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close