LajmeRajon

Hoti paralajmëron izolimin nëse nuk respektohen masat anti COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka folur për rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19, dhe për arsyet që erdhën deri te rritje e rasteve.

Hoti i ka bërë thirrje të gjtiha institucioneve në Kosovë si private ashtu edhe publike të respektojnë masat pasi vendi ynë nuk mund të përballojë edhe një izolim tjetër, shkruan Gazeta inFokus.

“Me shqetësim e pranova rastin se në markete e institucione e barnatore që u shërbehet pa maskë, kjo nuk mund të lejohet që për shkak të një papërgjegjësie të një personi ne detyrohemi të marrim masa shtrënguese të cilat na kushtojnë pastaj të gjithëve , është dashtë të shpenzojmë taksa të qytetarëve që

Shembull për të mirë janë bërë shkollat por po mirëmbahen këto masa për shkak të përkushtimit të ministrisë së arsimit dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjmë edhe në institucionet e tjera.

Të mos kemi nevojë ta izolojmë edhe një herë vendin sepse është e papërballueshme për ekonominë”, ka thënë Hoti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close