LajmeSport

Hendboll, Maqedonia e nis me humbje fazën e dytë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në hendboll e ka nisur me disfatë nga Sllovenia fazën e dytë të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Egjipt.

Maqedonia u mund nga përfaqësuesja sllovene me rezultat 21:31, të cilët ishin nga fillimi favorit dhe e arsyetuan atë rol, duke dominuar ndeshjen dhe pjesën e parë e mbyllën në avantazh 9:13. Hendbollisti më i mirë i Maqedonisë në këtë ndeshje ishte sërish Kiril Lazarov me 5 gola të shënuar, ndërsa nga tre gola shënuan Kuzmanovski, Taleski dhe Tankoski. Te Sllovenia më i miri ishte Gajiq me 7 gola të realizuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close