LajmeRajon

Haxhiu: Secili qytetarë ka të drejtë ta ketë një sistem të drejtësisë që lufton korrupsionin

Është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Nga ky takim ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se përmes këtij takimi po afrohen drejtë Vettingut i cili është çelësi për një sistem të drejtësisë ku do kenë qasje të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

Haxhiu tha se Vettingu do mundësoj që brenda sistemit të së drejtës të ketë gjyqtarë dhe prokurori me integritet të larte moral dhe profesional.

Ajo tha se gjatë kësaj jave ka ftuar grupet parlamentare për diskutim sepse për procesin e Vettingut nevojitet siç tha ajo konsensus.

“Secili qytetarë pa përjashtim ka të drejtë të ketë një sistem drejtësie që lufton korrupsionin, secili qytetarë ka të drejtë për një sistem të drejtësisë që është i pavarur nga faktorë të ndryshëm dhe që është efektivë në dhënien e drejtësisë. Për fat të keq gjendja në të cilën gjendet sot gjyqësori e prokuroria në vendin tonë shkaktohet si pasojë e pavarësisë së pamjaftueshme ndikimit nga jashtë dhe mungesës së llogaridhënies e transparencës. Prandaj për reformën në drejtësi kanë vendosur qytetarët dhe Vettingu është çelësi për të garantuar sukses afatgjatë në këtë nismë”, tha ajo.

Në këtë takim nuk ishin të pranishëm përfaqësues të KGJK-së dhe KPK-së, prandaj ministrja e Drejtësisë bëri thirrje ndan këtyre institucioneve që të jenë të pranishëm në këto takime./kp/

Related Articles

Back to top button
Close
Close