LajmeSport

Dita e kampiones së botës

Në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Botërorin 2026, do të zhvillohen katër ndeshje. Kampionia e botës, Argjentina, sfidohet nga Austria me fillim nga ora 19:00 në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të dy kombëtaret e filluan me fitore këtë edicion të Kupës së Botës dhe kanë nga tre pikë në Grupin J.

Në orën 23:00, Franca ballafaqohet me Irakun në kuadër të Grupit I. Në ndeshjen që zhvillohet në Philadelphia, francezët synojnë që me fitore të arrijnë në shifrën e gjashtë pikëve, për të siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Të njëjtën gjë është afër ta bëjë edhe Norvegjia, që ashtu sikur Franca ka tre pikë në grup, ndërsa ka ndeshje edhe më të vështirë. Në New York, kjo kombëtare ballafaqohet me Senegalin në orën 02:00 në mëngjesin e së martës me kohën tonë lokale.

Ndërsa ndeshja e fundit e ditës së 12-të të Botërorit 2026, zhvillohet në Californi në mes të Jordanisë dhe Algjerisë. Këto dy kombëtare e filluan me humbje Kupën e Botës, duke u renditur në pozitat tre dhe katër të Grupit J me zero pikë. Ndeshja fillon në orën 05:00 në mëngjesin e së martës me kohën tonë lokale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close