
Në një pasdite të nxehtë vere, në Romë nisi epoka Giovanni Malago, i zgjedhur si president i FIGC me me 68.58% të votave. ‘Është me të vërtetë shumë e thellë dhe emocionues kjo ndjenjë përgjegjësie që ndjek. I vetëm nuk mund të bëj asgjë, me ju mund të bëj gjithçka’-ishin fjalët e para të Malago në Asamblenë ku u zgjodh si president i FIGC.
Ish numri 1 i CONI ka detyrën e vështirë për të zgjidhur problemet e kombëtares italiane pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror për të tretën herë radhazi dhe që solli ndër të tjerat dorëheqjen e paraardhësit të tij Gabriele Gravina.
Pjesa e parë e mozaikut për t’u vendosur është ajo e Drejtorit Teknik, një figurë të cilin Malago e dëshiron dhe që i ka munguar kombëtares italianr. Konkretisht te Të Kaltrit është një rol rakordimi mes presidentit dhe trajnerit dhe pikërisht për këtë arsye është thelbësore që të jetë një ish futbollist me të kaluar në rol drejtuesi.
Pas një tryeze pune duhet të kontribuojë mes te tjerave në gjetjen e trajnerëve të përfaqësueseve italiane, ndërsa në fushën e lojës, do të punojë ngushtë me trajnerin e Kombëtares A. Dhe kështu për rolin e Drejtorit Teknik në krye të listës është Paolo Maldini që ka mbuluar rolin e Drejtorit Teknik te Milani në 2019-2023. Mes kandidatëve të tjerë është edhe Frederic Massara që në maj zgjidhi kontratën me Romën pas përplasjeve që pati me Gian Piero Gasperinin.
Vetëm në momentin që do të përcaktohet Drejtori Teknik, Malago do të bëjë të ditur emrin e trajnerit të ri të Italisë. Kandidati kryesor është Roberto Mancini, gati që të kthehet te Të Kaltrit, 3 vjet pas largimit mes polemikave ku peshoi edhe dështimi për t’u kualifikuar në Botërorin 2022. Por për të konkretizuar rikthimin e Mancinit janë ende disa detaje për t’u zgjidhur, presidenti i ri i FIGC nuk e ka me ngut dhe përpara se të marrë një vendim të rëndësishëm për Kombetaren italiane dëshiron të diskutojë me bashkëpunëtorët e tij, të vlerësojë me kujdes çdo detaj.



