LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi mbledh degën e Tetovës, ja çfarë u vendos!?

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë sot ka thirur një mbledhje të jashtëzakonshme të degës së kësaj partie pas vendimit skandaloz të gjykatës kushtetuese e cila shfuqizoi emrat e disa rrugëve në Tetovë duke kthyer emrat e vjetër të ish komunizmit. Në mbledhjen e sotme diskutuan për hapat që duhet t’i ndërmarrim, sepse si forca më e organizuar politike e shqiptarëve kemi obligim të mbrojmë dinjitetin, historinë dhe identitetin e qytetit tonë, shkruan Top24

Sonte zhvilluam takim me strukturat partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Tetovë, pas vendimit skandaloz të Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e vendimit mbi emërtimin e rrugëve në Tetovë dhe përballë heshtjes së papranueshme të udhëheqësisë komunale, që na bën të dyshojmë se edhe atë janë bashkëautorët e këtij skenari të zi për Tetovën.
Diskutuam hapat që duhet t’i ndërmarrim, sepse si forca më e organizuar politike e shqiptarëve kemi obligim të mbrojmë dinjitetin, historinë dhe identitetin e qytetit tonë.
Ky vendim nuk është i rastësishëm. Është një provë për të matur reagimin e shqiptarëve dhe paralajmërim se mund të përgatiten skenarë edhe më të rrezikshëm kundër të drejtave të fituara me shumë sakrificë.
BDI – Dega Tetovë nuk do të heshtë dhe nuk do të tërhiqet. Tetova nuk do të kthehet pas. Ata që tentojnë të prekin dinjitetin dhe historinë e saj, do të përballen me reagimin e qytetarëve dhe me të vërtetën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close