SportTopLajm

Harden realizon dyshifror të trefishtë në debutimin e tij me Netsat

James Harden ka realizuar dyshifror të trefishtë në ndeshjen e tij të parë për Brooklyn Netsat. Harden realizoi 32 pikë, 12 kërcime e 14 asistime, në fitoren 122:115 që Brooklyn Nets e shënoi të shtunën mbrëma në NBA ndaj Orlando Magic.

Ai është bërë vetëm basketbollisti i shtatë në histori të NBA-së që ka realizuar dyshifror të trefishtë në debutim me një skuadrë të re.

Harden i është bashkuar Brooklyn Netsit nga Houston Rocketsi të enjten, ku u bashkuame Kevin Durantin, me të cilin kishte luajtur te Oklahoma City Thunderi.

Durant realizoi rekord të stinorit ndaj Orlandos prej 42 pikëve. Ai e ka vlerësuar lartë Hardenin.

“Ishte e jashtëzakonshme. Keni mundur të shihni se si ai po mundohej të gjente mënyrën më të mirë për të luajtur. Ndjej se të gjithë pasuam tepër, duke u munduar të bënim të gjithë të ndjehen komod”, ka thënë Durant. “Më pas ai u fut në seri të shënimeve, ishte agresiv. Kjo e hapi ndeshjen për ne”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close