
Ilire Dauti, pjesë e drejtuesve të Aleancës për Shqiptarët, ka marrë pjesë sonte në hapjen e Shtabit Komunal të ASH në Hasanbeg, dega e Gazi Babës. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë edhe kryetari Ziadin Sela dhe nënkryetarët Elmi Aziri dhe Naim Bajrami, njofton Top24
Dauti i uron suksese Adnan Alijës, kryetarit të sapo zgjedhur të shtabit, si dhe gjithë strukturës së ASH në këtë degë për punën e shkëlqyer dhe angazhimin e vazhdueshëm. “Hasanbegu dhe dega e Gazi Babës janë ndër bastionet më të fuqishme të Aleancës për Shqiptarët, me një strukturë të mirë organizuar dhe anëtarësi në rritje të vazhdueshme,” theksoi Dauti.
Ky hapje e shtabit synon të forcojë më tej organizimin e partisë në nivel lokal dhe të rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve në aktivitetet politike të ASH-së.



