LajmeMaqedoniTopLajm

Arber Ademi merr pjesë në pritjen për Ditën Nacionale të Zvicrës në Shkup

Arber Ademi ka ndarë sot një përvojë të veçantë nga pritja e organizuar në Ambasada e Zvicrës në Shkup, me rastin e Ditës Nacionale të Zvicrës, njofton Top24

Në statusin e publikuar në rrjetet e tij sociale, Ademi shkruan:
“Sonte pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës, me rastin e Ditës Nacionale të Zvicrës dhe takimin lamtumirës së ambasadores Véronique Hulmann dhe Adrian Marti. Një mbrëmje e bukur dhe e mbushur me miqësi e respekt.”

Ngjarja ka shërbyer si mundësi për të forcuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa Ademi ka ndarë me ndjekësit momentet e këtij takimi të veçantë përmes fotografive të publikuara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close