
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, deklaron se skuadra e tij nuk duhet të bëjë gabimin më të vogël nëse dëshiron të mposhtë në garën e titullin kampion “një nga skuadrat më të mira në historinë e futbollit”.
City i rimori vendin e parë Liverpoolit pas një fitoreje të thellë 3-0 ndaj Brighton teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar.

City dhe Liverpool kanë qenë kokë më kokë gjatë gjithë sezonit, me të dyja ndeshjet e drejtpërdrejta që përfunduan 2-2, ndërsa gjysmëfinalja e FA Cup, fundjavën e kaluar, përfundoi 3-2 për “The Reds”.
Të dyja skuadrat janë kualifikuar në gjysmëfinale të Championsit dhe konsiderohen favorite për t’u përballur në finale.
Por, para ndeshjeve të para të gjysmëfinaleve të Championsit, skuadra e Guardiolës do të presë Watfordit, të shtunën, ndërsa një ditë më pas djemtë e Jurgen Klopp do të luajnë me Evertonin.



