
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot ka pritur në takim përfaqësuesin special të Republikës së Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Adrian Davidoiu, shkruan Top24
“Kënaqësi të mirëprisja sot në takim përfaqësuesin special të Republikës së Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Adrian Davidoiu, ambasadoren rumune në vendin tonë znj. Monica Axinte dhe zëvendës ambasadorin z. Gabriel Nicola. Diskutuam rreth situatës aktuale politike në vend dhe rajon, për rëndësinë e madhe të miratimit të ndryshimeve kushtetuese për të përshpejtuar hapin tonë drejt integrimit në Bashkimin Europian.” shkruan Grubi.



