LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Qeveria ndan 15 milion denarë për Komunën e Studeniçanit

Pëveç mjeteve të ndara për Komunën e Likovës, Qeveria në seancën e sotme ka vendosur që gjithashtu mjete në vlerë prej 15 milion denarësh ti ndajë edhe Komunës sé Studeniçanit.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se mjetet e ndara do të shfrytëzohen për realizimin e projektit të ujësjellësit në Koliçan të Epërm.

Mes tjerash Grubi njftoi se ishte Qeveria ajo që mbështeti financiarisht edhe fazën e parë të këtij projekti, raporton indeks.mk

Njoftimi i plotë:

Vendosëm sot që të ndajmë mjete në vlerë prej 15 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2022 edhe për komunën e Studeniçanit për realizimin e projektit të ujësjellësit në Koliçan të Epërm.

Qeveria financoi edhe fazën e parë të këtij projekti me 10 milionë denarë dhe me mjetet e miratuara shtesë tregojmë përkushtimin tonë për realizimin e këtij projekti që është nevojë thelbësore e banorëve të kësaj zone.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid028vBrSr1KcP8PBisxb68cR15KBHmyFkhb4ut8C2bJrjTj1nWth3eYeWQyCiq7YMkMl&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz

Related Articles

Back to top button
Close
Close