
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të 21-të të Marrëveshjes së Ohrit, filloi sot zyrtarisht Shkolla për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue” në Mavrovë e organiozuar nga ministria për sistem politik e cila udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë shqiptarë Artan Grubi, shkruan Top24
“Mbi 60 pjesëmarrës të rinj dhe të reja u bënë pjesë e këtij projekti që e iniciuam dhe nga ligjerues eminent do të kenë mundësi të fitojnë njohuri të reja rreth aspektit përmbajtësor të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë.” shkruan Grubi
Sipas Grubit në “Peace Forum Dialogue”, vëmendje më të madhe do t’ju kushtohet tematikave të demokracisë konsensuale, kohezionit social, barazisë, politikave paqësore, parimeve të qeverisjes së mirë dhe impaktit të këtyre dokumenteve mbi integrimin e vendit në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.
Ju uroj punë të mbarë dhe çaste të këndshme të gjithë pjesëmarrësve!



