LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare për të mos harruar kurrë se kush jemi

Ministri Artan Grubi përmes një postimi sot ka shkruar për manifestimin “Ditën e Plisit” ditë kjo që shënon edhe ditën e pavarsisë së Kosovës, duke shkruar se “Bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare për të mos harruar kurrë se kush jemi, për të kujtuar trimërinë e qëndresën heroike të të parëve tanë për liri e dinjitet kombëtar” shkruan Top24

Bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare për të mos harruar kurrë se kush jemi, për të kujtuar trimërinë e qëndresën heroike të të parëve tanë për liri e dinjitet kombëtar.
Të bardha si plisi i kemi gjithmonë qëllimet kombëtare, gjysh e stërgjysh me atë plis në kokë kanë ruajtur brez pas brezi traditat e mirëfillta, indin tonë kombëtar.
Është kënaqësi që bashkë Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare përmes manifestimit kulturor “Dita e Plisit” vazhdojmë të përkujdesemi për përcjelljen e peshës së madhe të plisit si simbol i yni kombëtar ndër breza.
Plisi është amanet, ruaje!

Related Articles

Back to top button
Close
Close