LajmeSport

Griezmann dhuron spektakël me tregolësh, Altetico e Madridit siguron vendin e katërt

Atletico e Madridit siguron vendin e katërt në La Liga dhe pjesëmarrjen në Champions League dy javë para fundit të sezonit. “Los Colchoneros” fituan thellë 0-3 në fushën e Getafes, ku dhuroi spektakël me tregolësh sulmuesi francez, Antoine Griezmann.

Dy golat Griezman i realizoi në pjesën e parë, i shërbyer nga de Paul dhe Lino. Edhe në golin e 3-0 francezi pati bashkëpunimin e Linos.

Athletic Bilbao, që vetëm matematika e mbante në lojë për vendin e katërt, u mposht 2-1 në “Balaidos” nga Celta Vigo, që me këto tri pikë hedh një hap të sigurt drejt mbijetesës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close