RajonTopLajm

Greqia zgjat bllokimin deri më 7 janar

Greqia ka zgjatur masat e bllokimit për të frenuar më tej përhapjen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, në një konferencë për media njoftoi se shkollat, restorantet, baret, vendpushime e skive dhe gjykatat do të qëndrojnë të mbyllura deri atëherë.

Pavarësisht nga rënia e ndjeshme e rasteve ditore gjatë ditëve të kaluara, Petsas tha se presioni mbi sistemin shëndetësor kombëtar mbetet ende i madh.

Masat për ndalim të udhëtimeve ende janë në fuqi, përfshirë edhe një shtetrrethim gjatë orëve të natës.

Petsas tha se në ditët e ardhshme pritet njoftime të reja për dyqanet me pakicë, sallonet e parukerisë dhe kishat.

Së fundmi, autoritetet greke njoftuan 1.251 infeksione të reja, duke e çuar në 116.721 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19.

Nga rastet e reja të konfirmuara, 20 u regjistruan në pikat hyrëse të vendit.

Në 24 orët e fundit, 89 persona vdiqën nga virusi, me numrin e përgjithshëm që tani qëndron 3.092 që nga shpërthimi i pandemisë në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close