SportTopLajm

Messi-CR7, dueli i “mbretërve” kthehet pas 9 viteve në Europë

Nëntë vjet pas herës së fundit, Champions League (Barcelona-Juventus) është gati të ripërqafojë në fushën dy “mbretërit” e futbollit: Messin dhe Cristiano Ronaldon.  Dueli që ka munguar në Europë saktësisht për nëntë vjet. Mund të ndodhte në përballjen e parë në Torino, më 28 tetor, por për shkak të infektimit me COVID-19 CR7 nuk ishte në  dispozicion të Pirlos. Si katalanët dhe bardhezinjtë janë kualifikuar, por kjo është një përballje prestigji për vendin e parë, kështu që pritet një sfidë e luftuar. Juventusi do t’i duhet një fitore të paktën 3-1 (ose më thellë) për t’ia marrë kreun Barcelonës.

Do të nevojitet Ronaldo më i mirë (15 gola në 20 paraqitjet e fundit kundër Barcelonës), sepse Juvja gjithashtu duhet të thejë një tabu të vogël: nuk ka shënuar kundër “blaugranave” për gati 400 minuta. Goli i fundit daton në prill 2017, ai i Chiellinit, i cili mbylli 3 -0 ndeshjen e parë të çerekfinaleve. Për më tepër, Barça është e pamposhtur ndaj “Zonjës së Vjetër” në katër ndeshjet e fundit dhe fitorja e vetme jashtë kundër katalanëve daton në vitin 2003 (2-1 me gol të Zalayetas në kohën shtesë), pastaj një 0-0 (2016/17) dhe një 0- 3 (2017/18).

Related Articles

Back to top button
Close
Close