LajmeRajonTopLajm

Grenell publikon një foto: Kosova ka nevojë për Thaçin në krye, Kurti shumë anti-amerikan

Richard Grenell, ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se Kosova ka nevojë për kthimin e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

“Kosova ka nevojë për Hashim Thaçin përsëri në krye”, shkroi Grenell në Twitter, duke publikuar një fotografi të Thaçit me presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden.

Grenell ka shkruar sot më herët se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është dëshmuar se është shumë anti-amerikan”.

“E kuptoj që ju mund të keni zgjedhës që janë Albin Kurti mbështetësit – por ju duhet të mësoni çështjet. Kurti është dëshmuar se është shumë antiamerikan. Ai e ka refuzuar LNG-në e SHBA-së. Ai ka qenë kundër ideve të çdo presidenti amerikan që nga Bushi te Biden. Lëvizja e tij e fundit është dënuar nga republikanët, demokratët, gjermanët, britanikët, francezët, italianët dhe madje edhe kryeministri i Shqipërisë”, ka thënë ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close