LajmeMaqedoni

Gostivar, “Komunalec” pastron oborret e shkollave para fillimit të vitit të ri shkollor

Ekipet e NP “Komunalec” kanë përfunduar pastrimin, fshirjen dhe larjen e oborreve të shkollave në territorin e Komunës, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Drejtori i NP “Komunalec”, Almir Dauti, tha se aktiviteti ka për qëllim krijimin e kushteve më të pastra dhe më të sigurta për nxënësit.

“Ekipet e NP ‘Komunalec’ kanë kryer fshirjen dhe larjen e oborreve të shkollave në mbarë komunën para fillimit të vitit të ri shkollor”, deklaroi Dauti.

Ai theksoi se kujdesi për ambientet shkollore mbetet një nga prioritetet e ndërmarrjes edhe gjatë këtij viti shkollor.

“Ofrimi i një mjedisi të pastër, të sigurt dhe mikpritës për fëmijët është prioritet edhe në këtë vit shkollor”, u shpreh drejtori i “Komunalec”.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Dauti përcolli urimet për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

“Të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve u urojmë një fillim të mbarë të vitit shkollor!”, tha Almir Dauti.

Ndërkohë, në ambientet e Komunës së Gostivarit, Departamenti i Arsimit pranë Komunës së Gostivarit zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Departamentit për Parandalim pranë SPB-Tetovë, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

Gjatë takimit u diskutua për masat që duhet të ndërmerren për garantimin e sigurisë së nxënësve, veçanërisht në dhe përreth objekteve shkollore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve kompetente.

Qëllimi i përbashkët është që viti i ri shkollor të nisë në një atmosferë të sigurt, të qetë dhe të përshtatshme për të gjithë nxënësit dhe stafin arsimor.  

Related Articles

Back to top button
Close
Close