LajmeSport

Goditi me shuplakë kundërshtarin, Messi rrezikon një pezullim të gjatë!

Një shuplakë që do t’i kushtojë rëndë Lionel Messit. Kapiteni i Barcelonës humbi nervat në sekondat e fundit të shtesës ndaj Bilbaos teksa goditi me shuplakë Villalibre dhe arbitri kryesor e nxori me të kuq pasi pa pamjet në VAR. Një gjest i dhunshëm është konsideruar në Spanjë veprimi i argjentinasit. Marca raporton se ylli argjentinas pritet të pezullohet me 4 ndeshje. Ndërkohë, kjo ishte hera e parë që Messi ndëshkohet me karton të kuq me Barcelonën. Kartoni i parë i kuq daton me gushtin e largët të vitit 2005, kur goleadori i njohur debutonte me kombëtaren e Argjentinës. Momenti jo i Barcelonës në këtë sezon, kuptohet qartë në veprimet e Lionel Messit, gjeste që 6-herë fituesi i Topit të Artë nuk i kishte bërë kurrë në të kaluarën.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close