
Gjykata Kushtetuese e pranoi edhe një iniciativë tjetër për vlerësimin e Ligjit për Gjuhët, i njohur më mirë si Ligji për gjuhën shqipe. Kjo nismë daton në vitin 2019 dhe është dorëzuar nga një grup avokatësh dhe qytetarësh, si dhe nga partia VMRO-DPMNE. Këta të fundit janë thirrur në seancë përgatitore më 20 mars në orën 10:00, kur objekt debati do të jetë përmbajtja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur të mbajë një seancë përgatitore më 20 mars në lidhje me iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe të kërkojë një “Amicus Curiae”, ose “këshilla miqësore” nga Komisioni i Venecias. Janë 13 iniciativa kundër këtij ligji, ndërkohë që VMRO tashmë në pushtet ka dorëzuar dy prej tyre.



