LajmeMaqedoniTopLajm

Gjykata Administrative refuzon padinë e Naqe Çulev kundër Qeverisë: Është e pabazë

Qeveria sot ka njoftuar se si palë e paditur, e ka marë vendimin nga Gjykata Administrative me të cilën padia e paditësit Ministria e Punëve të Brendshme, e përfaqësuar nga Naqe Çulev, e dorëzuar për shkelje të procedurave administrative gjatë sjelljes së vendimit të Qeverisë për anulimin e vendimit për shkarkimin e Amir Dalip nga pozita epror i Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, dhe për emërmin e zv.eprorit shtesë në SPB Tetovë, refuzohet dhe procedura e ministrit për shkarkim dhe emërim, dhe e njejta vlerësohet si e paligjshme.

Sipas arsyetimit të Këshillit Gjyqësor, Gjykatës Administrative, duke patur parasysh nenin 2 nga vendimi i Qeverisë, sipas nenit 48 paragrafi 2, nga Ligji për Qeveri, ku përcaktohet procedura në rast të dyshimit nga ndonjë veprim joligjor nga ana e ministrit, u vendos që padia e ministrit Çulev të jetë e pabazë, thuhet në njoftim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close