LajmeRajon

Gjukanoviq mandaton Krivokapiqin që të formojë qeverinë e re të Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviqi ka deklaruar se pas konsultimeve me bartësit e listave “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiqin, “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiqin, dhe “E bardha mbi të Zezën”, Drtian Abazoviqin, rreth mandatarit për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, propozimin që Krivokapiqi të jetë mandatar do t’ia dorëzoj sot Kuvendit të Malit të Zi, njofton e përditshmja “Vijesti” e Podgoricës, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se ua njeh meritat përfaqësuesve të tri koaliciuoneve për marrëveshjen që e kanë nënshkruar menjëherë pas zgjedhjeve.

Gjukanoviqi është shprehur se në zgjedhje nuk është vendosur për shtetin meqë për këtë e kanë bërë para 14 vjetësh. Prandaj nuk guxojnë të lejojnë që kushdo interesat e shtetit t’ia ia nënshtrojë interesave të ndonjë shteti tjetër.

Kandidati për kryeministër, Zdravko Krivokapiq deklaroi se deri më 8 nëntor do të do të bëjë publike propozimin për përbërjen e qeverisë së re.

Lideri i platformës “E zeza mbi të bardhen”, Dritan Abazoviqi është shprehur se dita e sotshme dëshmi se “shoqëria malazeze është më e pjekur nga sa është paramenduar”, transmeton Koha.net.

Related Articles

Back to top button
Close
Close