
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petkoviç i hodhi poshtë pretendimet e ministrit të brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjendet në spitalin ushtarak në Beograd.
“Sveçla gënjeu, Radoicic nuk është në spitalin ushtarak”, tha Petkoviç përmes një deklarate. Radoiçiç është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, që tha se shfaq Radoiçiçin e armatosur duke qëndruar në manastirin në Banjskë me një grup personash të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake.
Në Serbi, vetëm ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç i komentoi këto pretendime, duke thënë se ajo video “duket” se nuk ishte regjistruar në ditën kur ndodhi sulmi në veri të Kosovës.
Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, kreu i shtetit serb u shpreh se Radoiçiç “kurrë nuk është fshehur, kurrë nuk është turpëruar për rolin e tij në diçka që ka ndodhur që nuk është në të mirë të Serbisë apo që nuk i ka sjell dobi Serbisë, ndërsa shtoi se nënkryetari i Listës Serbe, e konsideron veten luftëtar të lirisë.



