LajmeRajonTopLajm

Gjorçev, Milloshoski dhe deputetë të tjerë sot duhet të dëshmojnë për dhunën në Kuvend

Një grup i ri deputetëve të përbërjes së kaluar parlamentare sot pritet të dëshmojnë në seancën e procesit gjyqësor “Organizatorët e 27 prillit”. Ata në seancë duhet të paraqiten me propozim të ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski, që është njëri ndër të akuzuarit në këtë lëndë, transmeton.

Mes deputetëve pritet të jetë edhe Vllatko GjorçevAntonio Milloshoski, Dafina Stojanoska dhe Liljana Zaturocka. Ata janë paraqitur në gjykatë edhe në seancën e kaluar, kur dëshmoi kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, por atëherë seanca zgjati shkurt dhe nuk kishte kohë për dëgjimin e tyre.

Deri më tani në këtë proces gjyqësor u dëgjuan dëshmitë e numrit më të madh të deputetëve nga VMRO-DPMNE në përbërjen e kaluar parlamentare, mes të cilëve edhe: Ilija Dimovski, Dragan Danev, Krsto Jovanovslo, Blagica Lasoska, Nikola Micevski, Trajko Dimkov, Magdalena Manaskova, Slagjana Mitoca, Nada Cipusheva, Vesna Damçevska Ilievska etj.

Përpos Veljanovskit, të akuzuar janë edhe ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Të gjithë akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. Sipas aktakuzës, pas negociatave të pasuksesshme për formim të Qeverisë nga ana e VMRO-DPMNE-së, pas zgjedhjeve në dhjetor të vitit 2016, ata kanë përgatitur plan me qëllim që të cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit dhe të pengojnë pranim dorëzimin e pushtetit.

Në hetimin e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, të dyshuar edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish agjenti Nikolla Boshkoski, por procedura për to është ndërprerë derisa të jenë të qasshëm për organet e vendit, duke pasur parasysh se njëri është arratisur në Hungari dhe tjetri në Greqi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close